Për një muaj ngritën 147 aktakuza në Prokurorinë e Gjakovës

Për një muaj ngritën 147 aktakuza në Prokurorinë e Gjakovës

28 February 2019 14:56

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, gjatë muajit shkurt 2019, janë ngritur 147 aktakuza kundër 172 personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi i Republikës së Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj periudhe janë ngritur 7 (shtatë) aktakuza kundër 8 (tetë) personave, gjithashtu i njëjti departament ka bërë 2 (dy) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur 140 (njëqindedyzet) aktakuza kundër 164 (njëqindegjashtëdhjetekatër) të pandehurve, po ashtu ka bërë 4 (katër) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme