Kronikë

Arrestohen katër të dyshuar për vjedhje në Vushtrri

Descriptive Text

Dy ditë më parë në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar një rast i ‘vjedhjes së rëndë’, ku cak i kësaj vjedhjeje ishte një shtëpi private nga ku ishin vjedhur gjësende të ndryshme me një vlerë të konsiderueshme, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Veprimet e ndërmarra hetimore kanë rezultuar që të identifikohen dhe arrestohen katër persona të dyshuar për përfshirje në vepër penale vjedhje e rëndë.

Personat e dyshuar të arrestuar janë:

M. 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

A. 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

I. 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Sh. S 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar gjësende të ndryshme të cilat do të procedohen si dëshmi.

Ndërsa pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Image