Kronikë

Qëllohet me armë makina në Lezhë, brenda saj dy zyrtarë të bashkisë

Një automjet është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku është qëlluar në drejtim të një automjeti që lëvizte nga Lezha në drejtim të Tiranës. Mësohet se në automjet ndodheshin dy persona, qe sipas burimeve të abcnews, janë zyrtarë të bashkisë së Lezhës. Nga plumbat e qëlluar nuk ka persona të lënduar dhe policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

“Sot, rreth orës 09:50, në autostradën Lezhë – Milot, pranë fshatit Tresh është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti ku udhëtonin 2 shtetas, nga persona të paidentifikuar nga një mjet tjetër.

Nuk ka asnjë person te lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor e është në vendngjarje dhe forcat policore po kryejnë të gjitha veprimet për zbardhjen rrethanave dhe ndalimin e autorëve. Janë shoqëruar disa persona, dëshmitarë okularë, ndërsa po kontrollohen kamerat prane vendngjarjes si dhe janë ngritur pika kontrolli”, thuhet në njoftimin e policisë.