Kronikë

Arrestohen e më pas lirohen dy person në Zubin Potok për kontrabandim mallrash

Foto: Koha / ilustrim

Dje në orën 19:30 në Zubin Potok, Policia e Kosovës ka arrestuar dy meshkuj serbë të Kosovës, të dyshuar për kontrabandë me mallra.

“Gjatë kontrollit në automjetin transportues që drejtohej nga njeri prej të dyshuarve, është gjetur një sasi e pijeve të ndryshme dhe mall ushqimor për të cilat nuk posedonin dokumente përcjellëse dhe se dyshohet se janë futur rrugëve ilegale”, thotë Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Automjeti transportues është dërguar në terminalin doganor ndërsa, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedure të rregullt.