Kronikë

Nga dy aksidente të mëhershme në rajonin e Gjilanit, vdesin dy persona - njëri në QKUK, tjetri në Nish

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga dy aksidente të ndodhura më herët gjatë këtij muaji, ku të lënduar kanë mbetur dy persona, të njëjtit kanë vdekur.

Rasti i parë ka ndodhur në lagjen e ‘Myhyrëve’, fshati Bresalc i Gjilanit, më 12 të këtij muaji në orën 19:30.

“Në lidhje me rastin, raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar, i cili ishte i hospitalizuar në QKUK, i njëjti më 26.02.2019 ka ndërruar jetë”, thotë Policia në raportin 24 orësh, raporton Koha.net.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa aksidenti tjetër raportohet të ketë ndodhur në fshatin Kufcë të Novobërdës më 20 shkurt, në orën 19:45.

“Në lidhje me rastin, raportohet se viktima femër K-Serbe, e cila ishte e hospitalizuar në Spitalin e Nishit, ka ndërruar jetë më datë 26.2.2019”, bën me dije Policia.