Kronikë

Arrestohet nxënësi në Vushtrri, iu gjetën armë

Descriptive Text

Një nxënës është arrestuar në Vushtrri të hënën në mesditë pasi gjatë kontrollit i është gjetur një revole, një karikator me dy fishekë, një boks i hekurit dhe një thikë.

Sipas raportit të policisë, arrestimi i nxënësit ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të Policisë me autoritetet e arsimit. Nxënësi është ndaluar jashtë hapësirës së shkollës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Për armëmbajtje pa leje, janë arrestuar dy persona, një në Prizren e një në Pejë. Në rastin e Prizrenit, i dyshuari ka pranuar se posedon një revole pa leje. Nga i dyshuari është konfiskuar arma me një karikator me tetë fishekë. I dyshuari është liruar. Edhe në Pejë, te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një sprej (CS). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet, rasti në procedurë të rregullt.