Kronikë

7 të ndaluar në Ferizaj për vepra të ndryshme kriminale

Foto: Koha / ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se gjatë kësaj jave ka ndaluar shtatë persona për raste të ndryshme penale.

Departamenti i Krimeve të Rënda ka ndaluar dy persona në mesin e tyre edhe një person zyrtar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria nëpërmjet një komunikate thotë se departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ndaluar katër persona për veprat penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” , “Ofrimi i Lokaleve për prostitucion”, “ Posedimi paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, si dhe “Lëndim i lehtë trupor” .

Ndërsa, departamenti për të mitur i kësaj prokurorie ka ndaluar një person të mitur për dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.