Avokat Gashi: Familja Sopa kërkon 25 milionë euro dëmshpërblim për “mbajtjen në paraburgim 3 vjet për vetëvrasjen e kryefamiljarit” Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Avokat Gashi: Familja Sopa kërkon 25 milionë euro dëmshpërblim për “mbajtjen në paraburgim 3 vjet për vetëvrasjen e kryefamiljarit”

22 shkurt 2019 12:58

Tomë Gashi, në profilin e vet të Facebookut sot ka shkruar se tre anëtarë e familjes Sopa, ëma me dy të bijat, të akuzuara me dyshimin se e kishin vrarë bashkëshortin, përkatësisht babanë Hamdi Sopa në vitin 2013, kanë kërkuar dëmshpërblim 25 milionë euro për, siç ka shkruar, mbajtjen në paraburgim mbi tre vjet pasi u vërtetua se i ndjeri Sopa kishte vrarë veten.

Sipas Gashit, drejtësia në Kosovë, vetëvrasjen e trajton vrasje e vrasjen vetëvrasje, transmeton Koha.net. Duke shkruar kështu, ai ka përkujtuar vetëvrasjen e Sopës dhe siç ka thënë ai, vrasjen e Dino Hasanajt.

Ky është postimi i avokatit Gashi në Facebook:

ORGANET E DREJTËSISË KOSOVARE CILËSOJNË VETËVRASJET SI VRASJE DHE VRASJET SI VETËVRASJE, VARËSISHT NGA POZITA QË KA VIKTIMA DHE INTERESAT POLITIKE...!!!

Kështu ndodhi në vitin 2013 me familjen Sopa nga Prishtina, ku pa asnjë bazë ligjore Teuta Sopa, Artinë Sopa dhe Erna Sopa u arrestuan, u mbajten në paraburgim për mbi 177 (njëqind e shtatëdhjetë e shtatë) ditë dhe u mbajten nën presion psikik për më tepër se 3 vite, respektivisht 1.411 ditë (një mijë e katërqind e njëbëdhjetë) deri në pushimin e hetimeve.

Ato ishin viktima të sistemit, të paraburgosura për kinse vrasjen e babait të tyre, respektivisht bashkëshortit Hamdi Sopa-ish Zyrtar për Informim në Zyren e Kryeminitrit të atëhershëm të Kosovës.

Akuzë tepër trishtuese, e qëllimshme dhe pa asnjë fakt.

Sot është dorëzuar padia për kompensim të dëmit kundër Republikës së Kosovës, respektivisht Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës, me të cilën do të detyrohen që ti kompenzojnë vektimat e qëllimshme të sistemit të dirigjuar të drejtësisë në shumë prej mbi 25.000.000,00 Euro ( njëzetë e pesë milion euro).

Dikujt ndoshta mund ti duket e tepruar shuma e kërkuar si kompenzim për vujatje shpirtërore, dëmtim të prestigjit dhe të tjera,por kushdo që mendon kështu le ta paramendoj trishtiminin e këtillë…” se janë duke e arrestuar atë me motren apo vllaun dhe nënën për kinse vrasjen e babait”. …!!!

Asnjë shumë e parave nuk mund ti shërojë vujatjet e shkaktuara qëllimisht ndaj familjës Sopa.

Ndoshta kjo është bërë që të mbulohet një krim i mëhershëm i sistemit të derigjuar jurdik, që vrasja e ish drejtorit të AKP-së ( Agjencionit Kosovar të Privatizimit)

Dino Hasanaj në vitin 2012 të duket në opinion si vetërasje.!

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme