Kronikë

I vidhet telefoni rrugës nga një person me maskë

Dje në rrugën “Rexhep Mitrovica”, në Prishtinë, një e mitur ka raportuar se gjersa ka qenë në rrugë një person i dyshuar i panjohur me maskë në kokë ia ka grabitur telefonin celular dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Në raportin 24 orësh thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Nuk raportohet për të arrestuar”, thotë policia.