Një zyrtar i gjykatës arrestohet për korrupsion rreth një lënde

Një zyrtar i gjykatës arrestohet për korrupsion rreth një lënde

21 February 2019 22:41

Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë pasi dyshohet për marrje ryshfeti.

Zyrtari dyshohet se i kishte kërkuar një qytetari para për t’i ndihmuar në një rast që viktima e kishte në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me një lëndë.

“Pas pranimit të Informatës në fjalë dhe verifikimeve profesionale, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime të menjëhershme duke përfshirë edhe aplikimin e metodave të sofistikuara teknike të hetimit, dhe kanë arritur që të dyshuarin (zyrtar i Gjykatës) ta arrestojnë në flagrancë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje prej 48 orëve.

Policia e Kosovës inkurajon të gjithë qytetarët që rastet e korrupsionit të raportohen tek organet kompetente kudo dhe kurdo që ato ndodhin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme