Treni godet një person te kazerma Adem Jashari Foto: Koha

Treni godet një person te kazerma Adem Jashari

21 February 2019 14:50

Një person është goditur nga treni në afërsi të kazermës Adem Jashari në Prishtinë, raporton KTV.

Sipas Policisë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, por është jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka thënë se viktima ishte aplikant për rekrutë në FSK.

Përmes një komunikate për media Policia ka dhënë detajet nga ky rast.

“Sot rreth orës 14:00, në linjën hekurudhore Pejë – Prishtinë, respektivisht në segmentin që kalon përreth kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka pësuar lëndime të rënda. Në këtë aksident dyshohet që treni i cili ka qenë në lëvizje, ka goditur viktimën I. H. 20 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar i cili ka marrë lëndime të rënda trupore”, thuhet në komunikatë.

I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident.

  • Foto: Koha
  • Foto: Koha
  • Foto: Koha

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme