Rrëzohet punëtori derisa po punonte në ndërtimtari Foto: Koha / ilustrim

Rrëzohet punëtori derisa po punonte në ndërtimtari

21 February 2019 09:41

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Crep të Ranillukut, një punëtor ndërtimtarie, shqiptar i Kosovës, ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke kryer disa punime.

Rasti, i cilësuar si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”, ka ndodhur të mërkurën rreth mesditës.

“Raportohet se prej një lartësie ka rënë punëtori mashkull K/Shqiptar, i cili ishte duke kryer disa punime. Viktima është dërguar në Spitalin e Gjilanit për tretman mjekësor”, bën me dije Policia.

Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme