Vritet një person në Ferizaj Foto: Ferizajpress

Një i arrestuar për vrasjen në Ferizaj

20 shkurt 2019 13:22
13:54

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka konfirmuar për KTV-në se ka arrestuar një të dyshuar (SH.R) për vrasjen e të riut në Ferizaj.

13:22

Vritet një person në Ferizaj

Një person është vrarë në Ferizaj si pasojë e të shtënave me armë që kanë ndodhur në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në afërsi të stacionit të autobusëve.

Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt ka konfirmuar vrasjen e personit që është i moshës 25-30-vjeçare.

“Rreth orës 12:30 ka ndodhur rasti. Bëhet fjalë për një gjuajtje me armë zjarri, një person ka ndërruar jetë sipas mjekut kujdestar, është i moshës 25-30 vjeç, policia po merret me rastin”, ka thënë Gashi, transmeton Ferizajpress.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme