Arrestohet avokati Gazmend Halilaj, dyshohet për abuzim me viktimën Në foto, Gazmend Halilaj

Lirohet avokati Halilaj, i dyshuar për abuzim me viktimën në Drenas

20 shkurt 2019 10:49
11:26

Avokati Gazmend Halilaj, i arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, është liruar para pak minutash.

Ndaj Gazmend Halilajt, sipas informatave të “Kohës Ditore”, po zhvillohet hetim parapenal për dyshimet për abuzim me viktimën.

10:49

Arrestohet avokati Gazmend Halilaj, dyshohet për abuzim me viktimën

Është arrestuar avokati Gazmend Halilaj i cili e ka nxjerrë në publik rastin për vajzën nga Drenasi e cila raportohet të jetë keqpërdorur seksualisht nga fillimisht një mësimdhënës, pastaj nga polici hetues tek i cili viktima kishte shkuar për ta paraqitur rastin, dhe nga gjinekologu ku kishte kryer abort viktima.

Avokati Halilaj është arrestuar mëngjesin e sotëm në cilësinë e të dyshuarit se edhe ai ka abuzuar me viktimën, raporton Koha.net.

“Dje e raportova skandalin e radhës nga hetuesit e IPK-së që i dhanë dëshmi l gazetares së KTV-së lidhur me privatësinë e viktimës të rastit në Drenas. Në shenjë hakmarrjeje, të njëjtit sot me arrestuan”, ka shkruar Halilaj në Facebook.

Gazeta “Koha Ditore” dje e ka intervistuar avokatin Halilaj në lidhje me dyshimet për abuzim seksual me viktimën.

Policia deri më tani ka arrestuar mësuesin, policin dhe gjinekologun. Ky i fundit është në arrest shtëpiak.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme