Gjashtë muaj burgim e 500 euro gjobë për gruan që ndihmoi të bijën dhe mbesën në prostitucion Foto: Ilustrim

Gjashtë muaj burgim e 500 euro gjobë për gruan që ndihmoi të bijën dhe mbesën në prostitucion

19 February 2019 15:05

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me gjashtë muaj burgim dhe 500 euro gjobë të akuzuarën Z.T. nga Durrësi për veprën penale “mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.

Ajo më 24 janar 2014, në rrugën e tranzitit në Prizren, saktësisht në hotelin “Vila A1”, kishte ndihmuar të bijën dhe vajzën e motrës që të kryenin prostitucion.

Në njoftimin e Themelores theksohet se punëtorët e involvuar të policisë në këtë rast kishin simuluar blerje të shërbimeve të prostitucionit në shumën e përgjithshme prej 120 euro.

“Sepse me datën 24.01.2014, rruga e tranzitit në Prizren, saktësisht në hotel 'VilaA1' e pandehura rekruton, organizon, ndihmon ose kontrollon personin tjetër për qëllime prostitucioni, në atë mënyrë që në këmbim të parave ndihmon të dëmtuarat me inicialet R.T. vajza e të pandehurës dhe E.Q. vajza e motrës së të pandehurës, që të kryejnë prostitucion me persona të tjerë, në këtë rast punëtorët e involvuar të policisë kishin simuluar blerje të shërbimeve të prostitucionit në shumën e përgjithshëm prej 120 euro”, thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore në Prizren.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme