Kërkohen 30 ditë paraburgim për të dyshuarin që theri dy persona në Gjakovë Foto: Ilustrim

Kërkohen 30 ditë paraburgim për të dyshuarin që theri dy persona në Gjakovë

19 shkurt 2019 12:13

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit A.B. pasi ai dyshohet se kishte sulmuar dhe therur me thikë dy persona.

Dy personat i kishte therur më 17 shkurt 2019, njërin në oborrin e një shkolle, dhe tjetrin në një lokal.

Në rastin e parë, A.B. kishte ofenduar të gjithë që ishin duke luajtur basketboll në oborrin e një shkolle, ndërsa i revoltuar e ka sulmuar të dëmtuarin B.D. duke e goditur dy herë me thikë, në pjesën e nënsqetullës dhe në shpinë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Rasti tjetër, në të njëjtën ditë, në një lokal, A.B. kishte shkuar te tavolina e të dëmtuarit D.Sh. që ishte duke pirë kafe me familjarë. Fillimisht i dyshuari kishte nisur të ofendonte dhe më pas e kishte goditur me thikë në pjesën e nënsqetullës, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Prokurori i rastit, ndaj të pandehurit A.B., ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme