Kronikë

Një veturë digjet në Fushë Kosovë, s’ka të lënduar

Një veturë është djegur pasditen e së hënës në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin duke treguar se menjëherë pas informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme dhe zjarrfikësit që kanë lokalizuar zjarrin.

Asnjë person s’është lënduar, ndërsa me rastin po merren njësitet përkatëse, ka bërë të ditur policia.