Vidhet arka humanitare në kishën e Llapushnikut Foto: Ilustrim

Vidhet arka humanitare në kishën e Llapushnikut

17 February 2019 12:13

Në kishën katolike të fshatit Llapushnik të Drenasit, një person ka raportuar se person/a të dyshuar të pa njohur, dyshohet se kanë depërtuar në brendi të kishës nga ku kanë vjedhur kutinë humanitare me disa të holla dhe një pjesë/pajisje të kamerave të sigurisë.

Gjithashtu të dyshuarit kanë dëmtuar derën e hyrjes si dhe dy dritare të objektit.

Policia njofton se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe është duke u hetuar, në mënyrë intensive nga njësitet relevante policore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme