Gjendet i pajetë trupi i një fëmije në Suharekë Foto: Ilustrim

Gjendet i pajetë trupi i një fëmije në Suharekë

16 February 2019 13:16

Në fshatin Peqan të Suharekës është gjetur një trup i pajetë i një fëmije.

Policia e Kosovës ka njoftuar se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti po hetohet.

“Nga QKMF në Suharekë raportohet për vdekjen e viktimës mashkull K/Shqiptar-fëmijë. Trupi i viktimës është dërguar në Spitalin Rajonal Prizren dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme