Kapen dy falsifikatorë të parave

Kapen dy falsifikatorë të parave

16 February 2019 13:01

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Klinë, për shkak të falsifikimit të parave dhe hedhjes së tyre në qarkullim.

Gjatë një operacioni policor të zhvilluar më 14 shkurt, në ora 18.00, janë sekuestruar 393 copë kartëmonedha prej 100 euro të falsifikuara.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve si dëshmi materiale janë konfiskuar edhe 2 telefona dhe një veturë.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme