Një muaj paraburgim të miturit që u kap me marihuanë

Një muaj paraburgim të miturit që u kap me marihuanë

16 February 2019 11:57

Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të miturit A. I.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 15.02.2019, rruga “Dëshmorët” në Komunën e Vitisë, gjatë një kontrolli nga zyrtarët policorë, tek i mitur është gjetur një sasi prej 264,6 gramë substanca narkotike të llojit “marihuanë”.

Me këto veprime i mituri ka kryer veprën penale, posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge nga neni 273 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme