E grabisin taksistin që i thanë t’i dërgonte nga Fushë Kosova në Klinë, arrestohet njëri Foto: Koha / ilustrim

E grabisin taksistin që i thanë t’i dërgonte nga Fushë Kosova në Klinë, arrestohet njëri

14 February 2019 16:44

Stacioni Policor në Klinë më datë 13.02.2019 në ora 22:00 është njoftuar nga Stacionin policor Fushë-Kosovë se personi (viktimë), me profesion taksist, gjatë transportimit të dy personave nga Fushë Kosova për në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë në drejtim të Pejës deri në fshatin Gllarevë dhe me të arritur në fshatin Gjurgjevik i Madh në vendin e quajtur te rrasat ishte grabitur nga të dyshuarit.

Me këtë rast viktimës i kishin marrë një telefon mobile ‘iPhone 5’, para të gatshme 50 euro (1x20 euro, 6x5 euro), kuletën me dokumentet personale (patentë shofer, letërnjoftim dhe kartela të bankës).

“Të dyshuarit viktimën e kishin urdhëruar që të largohet në drejtim të Fushë Kosovës pa u ndaluar askund, ndërsa të dyshuarit ishin larguar këmbë në drejtim të pa njohur. Sipas viktimës tek të dyshuarit nuk kishte vërejtur ndonjë armë por njëri nga të dyshuarit gjatë tërë kohës së grabitjes e kishte mbajtur dorën e djathtë në brez të mbuluar me xhaketë duke e frikësuar - kërcënuar viktimën”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas njoftimit, njësia e hetimeve pran stacionit policor Klinë, menjëherë ka ndërmarr të gjitha veprimet dhe pasi kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes, kanë arritur që të marrin një përshkrim të mirë të dyshuarve, me ç’rast është identifikuar dhe arrestuar njëri nga të dyshuarit, shtetasi shqiptar i Kosovës V.B. (1994).

“Njësia e hetimeve është në kërkim të personave tjerë të dyshuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori shtetit i cili ka urdhëruar qe rasti të iniciohet si ‘Grabitje’”, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme