Kronikë

Aksidenti tragjik në Maqedoni të Veriut - dy të rinj ende në gjendje kritike edhe pas operacionit

Descriptive Text

Dy të rinj, njëri 19 vjeçar dhe një 38 vjeçar, përkundër faktit se kanë dal prej operacionit, vazhdojnë të jenë në gjendje kritike shëndetësore si pasojë e aksidentit tragjik të djeshëm në autostradën Shkup-Tetovë, ka thënë mjeku Ilir Hasani.

Sipas tij, në gjendje të rëndë shëndetësore vazhdojnë të jenë edhe 4 pacientë të tjerë të cilët janë në kujdes intensiv, raporton KTV.

LEXOJENI EDHE KËTË

Shkon në 14 numri i viktimave, dy ditë zie në Maqedoninë Veriore

Ndërsa një shtatzënë pritet të transferohet në kliniken gjinekologjike, gjendja e së cilës, sipas mjekut, është stabile, kurse edhe dy të tjerë janë liruar pas trajtimit të marrë në këtë spital.

Hasani ka thënë se të gjithë të aksidentuarit kanë marrë lëndime tejet të rënda dhe se sipas tij, në Maqedoni ky konsiderohet aksidenti i dytë më i rëndë në 20 vitet e fundit.