Kronikë

Grabitet banka në Elbasan

Në lagjen “Kongresi” të qytetit të Elbasanit, një person i paindetifikuar ka hyrë në ambientet e një agjencie për dhënie kredish të vogla dhe nën kërcënimin me thikë ka marrë rreth 50 000 lekë dhe është larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor po grumbullon çdo provë të vlefshme që do çonte në identifikimin e autorit.