Në Mitrovicë arrestohet një ish-zyrtar për keqpërdorim të qindra mijëra eurove Foto: Ilustrim

Në Mitrovicë arrestohet një ish-zyrtar për keqpërdorim të qindra mijëra eurove

13 February 2019 18:55

Një ish-zyrtar i lartë i ndërmarrjes për pastrim në Mitrovicë është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Koha.net merr vesh se bëhet fjalë për S.T. që dyshohet për keqpërdorim të më shumë se 100 mijë eurove.

Ai është arrestuar nga njësiti i krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, nuk ka dhënë detaje për rastin, pos ka konfirmuar arrestimin e “një personi për keqpërdorim të detyrës”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme