Kronikë

Një shtetas i huaj gjendet i varur në banesë në Prishtinë

Descriptive Text

Më datë 13.02.2019, rreth orës 09:00, Policia ka marrë informatën për një person i cili dyshohet të jetë vetëvrarë në rrugën “Behie Dashi” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka thënë për KTV-në se viktima, “një mashkull rreth 60 vjeç, shtetas i huaj, është gjetur i varur me litar në shtëpinë në të cilën dyshohet se ka qenë duke banuar i vetëm”.

Ai ka thënë se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht kanë nisur një hetim lidhur me ndriçimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.