Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për grabitje dhe kanosje në Gjilan

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për grabitje dhe kanosje në Gjilan

13 February 2019 12:10

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan që të dyshuarit H.K. t’ia caktojë masën e paraburgimit për shkak të dyshimit të veprave penale grabitje dhe kanosje.

I dyshuari më 11 shkurt 2019, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme në mënyrë të kundërligjshme, ka përdorur dhunë fizike ndaj SH.A. dhe me forcë e ka grabitur automjetin e të dëmtuarit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu, i dyshuari e ka kanosur seriozisht të dëmtuarin, duke i thënë se nëse vjen policia në shtëpinë time, do ta vrasë duke shkaktuar tek i dëmtuari ankth dhe frikësim.

Prokuroria ndaj tij, ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, pasi ka konsideruar që masat e tjera alternative nuk do të ishin të mjaftueshme për përfundimin e suksesshëm të hetimit të kësaj çështje.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme