Në Ferizaj arrestohen dy femra të dyshuara për prostitucion

Në Ferizaj arrestohen dy femra të dyshuara për prostitucion

13 February 2019 10:37

Policia e Kosovës me urdhëresë të Gjykatës Themelore Ferizaj, gjatë një kontrolli në një lokal në Ferizaj, ka arrestuar dy të dyshuara femra shqiptare/shtetase të Shqipërisë, nën dyshimin për marrje me prostitucion.

Rasti ka ndodhur më 8 shkurt në rrugën “At Nikë Prela”, në ora 15.30.

Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarve është bërë fletëparaqitje për kundërvajtje, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme