Kronikë

Rrahje në Drenas, pesë të arrestuar

Foto: Ilustrim

Pesë persona janë arrestuar në Çikatovë të vjetër të Drenasit pasi janë rrahur mes vete shkaku i një aksidenti trafiku.

Gjashtë persona janë lënduar dhe kanë marrë trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa pesë prej tyre janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

I dyshuari i gjashtë po vazhdon trajtimin në spital dhe po mbikëqyret nga policia pasi me vendim të prokurorit edhe ai është i ndaluar.