Plagoset një 27 vjeçar në Prishtinë

Plagoset një 27 vjeçar në Prishtinë

12 shkurt 2019 17:48

Një person është plagosur nga gjuajtja me armë që ka ndodhur pasditen e së martës, në rrugën “Ali Kelmendi” në lagjen Aktash në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30. I plagosuri po merr ndihmën në QKUK, derisa rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për KP se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një 27-vjeçar, i cili ishte i plagosur nga arma e zjarrit.

“Personi është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke punuar në sqarimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin, si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme