Ngjarje e rëndë në Tiranë, gardisti vret gruan Foto: Ilustrim

Ngjarje e rëndë në Tiranë, gardisti vret gruan

12 shkurt 2019 09:32

Një gardist ka vrarë mëngjesin e sotëm gruan e tij me armën e shërbimit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Allias, rreth orës 06:00, shkruan tch.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës).

Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme