Një 26 vjeçar dyshohet të ketë kryer vetëvrasje në Gjilan Foto: Ilustrim

Një 26 vjeçar dyshohet të ketë kryer vetëvrasje në Gjilan

Feim Azemi 11 shkurt 2019 14:15

Një person i moshës 26 vjeçare me inicialet Sh.K dyshohet të ketë kryer vetëvrasje në komunën e Gjilanit.

Ai është i gjetur i varur në litar në shtëpinë e banimit e cila gjendet në lagjen e 8.

Për Kohën Ditore, Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin ndërkaq në vendin e ngjarjes ka dalë edhe një prokuror.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme