Zjarr në burgun e Idrizovës, vdes një i burgosur

Zjarr në burgun e Idrizovës, vdes një i burgosur

11 February 2019 13:53

Mbrëmë rreth orës 20:40 minuta në burgun e Idrizovës është raportuar për një zjarr në ambientet e brendshme të burgut. Nga zjarri i rënë në burg raportohet se ka humbur jetën edhe një i burgosur i moshës 38 vjeç me inicialet A.L si dhe janë asfiksuar shumë të burgosur të tjerë.

Është konstatuar se një i burgosur ka qenë i lënduar më rëndë dhe është dërguar menjëherë me automjet e ndihmës së shpejtë për në Qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup, por mjekët e spitalit nuk kanë mundur të bëjnë asgjë tjetër, përveçse të konstatojnë vdekjen e tij.

Grupi hetimor po bën të gjitha verifikimet për të zbuluar rrethanat të cilat kanë sjellë dhe shpërthimin e e zjarrit në ambientet e brendshme të burgut, ndërsa trupi i të ndjerit është dorëzuar në mjekësinë ligjore për kryerjen e autopsisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme