Një i mitur shqiptar gjendet i vdekur në Rodos të Greqisë Foto: Ilustrim

Një i mitur shqiptar gjendet i vdekur në Rodos të Greqisë

11 February 2019 10:54

Një 12-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në Rodos të Greqisë.

Ai u transportua me urgjencë në spitalin e qytetit, por mjekët konstatuan se kishte ndërruar jetë.

Hetimet kanë nisur nga Autoriteti Qendror i Portit të Rodosit dhe policia për të zbardhur shkaqet dhe rrethanet në të cilat mund të ketë ndodhur ngjarja, raporton topchannel.

Pritet një përgjigje nga spitali lidhur me shkakun e vdekjes së të miturit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme