Eksplodon një mjet në oborrin e shtëpisë të sapo blerë, lëndohen familjarët Foto: Ilustrim

Eksplodon një mjet në oborrin e shtëpisë të sapo blerë, lëndohen familjarët

10 February 2019 11:26

Në fshatin Kërpimeh, Podujevë dje ka ndodhur një shpërthim i një mjeti i cili sipas Policisë së Kosovës ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se vajza e tij femër K-Shqiptare derisa ishte duke pastruar oborrin e shtëpisë të cilën e kishte blerë, ka has në një mjet të dyshuar të pa shpërthyer i cili kishte eksploduar aksidentalisht”, thuhet në raportin e policisë.

Lëndime trupore kanë pësuar dy femra dhe dy meshkuj K-Shqiptar të cilët janë dërguar në tretman mjekësor.

Në vend ngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe njësiti për deminim i PK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme