Plaçkitje e re e armatosur në Prishtinë - grabiten punëtorët derisa po depononin paratë në bankë Foto: Ilustrim

Plaçkitje e re e armatosur në Prishtinë - grabiten punëtorët derisa po depononin paratë në bankë

09 February 2019 20:58

Para pak minutash, në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Rasti ka ndodhur derisa punëtorët e një kompanie ishin duke deponuar para në bankë, ata janë grabitur nga persona të armatosur.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për Koha.net.

“Rreth orës 20:00 në rrugën ‘Bill Clinton’ në Prishtinë, derisa punëtorët e një kompanie kanë qenë duke deponuar paratë në filialin e një banke, të njëjtit dyshohet së janë grabitur nga persona të armatosur”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, Policia ka nisur një hetim lidhur me rastin dhe po punon për identifikimin e të dyshuarve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme