Një nxënëse në Podujevë raporton në polici se u sulmua fizikisht nga mësuesi Foto: Ilustrim

Një nxënëse në Podujevë raporton në polici se u sulmua fizikisht nga mësuesi

09 February 2019 14:53

Dy ditë më parë, në Podujevë ka ndodhur një sulm fizik ndaj një nxënëse të shkollës fillore, emri i shkollës nuk është bërë i ditur nga policia.

Në raportin e sotëm 24 orësh, policia thotë se viktima, moshë e mitur, nxënëse e shkollës fillore, femër K/Shqiptare, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga mësimdhënësi i saj mashkull K/Shqiptar.

“Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme