Një muaj paraburgim pejanit për keqpërdorim seksual ndaj të miturës Foto: Ilustrim

Një muaj paraburgim pejanit për keqpërdorim seksual ndaj të miturës

08 February 2019 16:22

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.B. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”.

Gjykata thotë se me datë 06.02.2019, rreth orës 19:30, në Pejë, i pandehuri “për qëllime seksuale e cytë të miturën që të futet në automjetin e tij që ta dërgojë në shtëpinë e saj dhe gjatë rrugës i ka ofruar të holla për shërbime seksuale. Me të arritur në fshatin Brestovik, vetura është ndaluar nga një patrullë policore e cila pas legjitimimit, të pandehurin e ka arrestuar”.

“Me këto veprime, i pandehuri F.B dyshohet se ka kryer veprën penale keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme