Kronikë

Kanosi me jetë në Mitrovicë dhe iku, e kap policia

Foto: Koha / ilustrim

Policia në Mitrovicë bën të ditur se sot rreth orës 13:00, në Stacionin Policor të këtij qyteti është raportuar një rast me elemente të kanosjes.

Sipas informacionit fillestar të pranuar nga ankuesi, thuhej se derisa ishte në rrugë ishte kanosur nga një person i dyshuar, i cili e kishte kanosur me armë dhe ishte larguar me veturë në drejtim të panjohur.

Mbi bazën e këtij informacioni dhe pas një bashkëveprimi operativo-taktik të njësiteve policore, është arritur që vetëm pas pak minutave të raportimit të rastit të ndalohet vetura dhe të arrestohet i dyshuari: A. H. 33. vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Në cilësi të provës materiale në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit pistoletë.

Bazuar në deklaratën e ankueses dhe elementeve të tjera rrethanore, janë ndërmarrë veprime të nevojshme policore të cilat i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe hetohet si vepër penale ‘kanosje’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të Prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.