Kronikë

Ndalohen dy shtetas të Serbisë për kontrabandim me mallra

Dy burra me shtetësi serbe janë ndaluar dje në Koshuticë për kontrabandim me mallra, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj serbë, shtetas të Serbisë, pasi që të njëjtit duke kaluar ilegalisht kufirin shtetëror me veturë, kanë tentuar të kontrabandojnë mall me vlerë rreth 700 euro”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Me vendim të prokurorit vetura me mall është dërguar në terminalin doganor ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.