Kronikë

Iu gjetën mbi 10 kg marihuanë në Golf 2, arrestohet 29 vjeçari në Mitrovicë

Descriptive Text

Gjatë një pike kontrolli, me datën 05.02.2019 Njësia për Reagim të Shpejtë, ka ndaluar një veturë Golf II, ku gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit në fjalë është gjetur një thes i mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Forenzika rajonale dhe Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Mitrovicë.

“Nga Policia është arrestuar personi i dyshuar B.R., 29 vjeçar dhe si dëshmi materiale është konfiskuar paketimi-thesi i mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, ku pesha e përgjithshme rezulton rreth 10.550 gramë (10 kg 550gramë)”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit B.R., 29 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj të cilit është iniciuar procedurë për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.