Kronikë

Tre të arrestuar për grabitje të armatosur në Pejë

Descriptive Text

Tre persona janë arrestuar për shkak të një grabitje të armatosur në Pejë më 22 janar 2019, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Arrestimi i tyre ka ndodhur dje, transmeton Koha.net.

“Lidhur me rastin me 05.02.2019 janë identifikuar dhe arrestuar edhe tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.