Kronikë

Ndalohet në Han të Elezit një veturë nën dyshimin për kontrabandë me tekstil

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me tabela të Maqedonisë në lagjen “Currëve” në Han të Elezit të hënën në mbrëmje, nën dyshimin për kontrabandim me material të tekstilit.

Me vendim të prokurorit, ngarkesa bashkë me veturën janë konfiskuar dhe janë dërguar në pikën doganore.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.