Kronikë

Dy shtetas të Serbisë dëbohen nga Kosova

Foto: Koha

Dy shtetas të Serbisë janë dëbuar nga Kosova të hënën në mëngjes, pasi gjatë kontrollimit të tyre nuk kanë mundur të dëshmonin hyrjen legale në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se për ta është shqiptuar dënimi për të huaj, dëbim me forcë dhe ndalim për tre muaj, respektivisht 12, në territorin e Kosovës.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Nemanja” në Leposaviq.