Prokuroria Ferizaj ka ngritur 6 aktakuza për rastet e dhunës në familje Foto: Koha / ilustrim

Prokuroria Ferizaj ka ngritur 6 aktakuza për rastet e dhunës në familje

01 February 2019 15:58

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë muajit janar 2019, ka pranuar 14 lëndë të cilësuara si dhunë në familje me gjithsejtë 14 persona ku dhjetë nga to janë viktima femra kurse katër meshkuj, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Më tutje bëhet e ditur se Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë muajit janar 2019 ka ngritur gjashtë aktakuza për rastet e dhunës në familje gjegjësisht për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188, “Kanosja” nga neni 185 dhe “Sulmi” nga neni 187 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Ferizaj thotë se është e angazhuar që t’i trajtojë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, duke iu kushtuar vëmendje të veçantë rasteve të dhunës në familje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme