Kronikë

Dy grabitje të armatosura dje në Prishtinë

Descriptive Text

Dje në Prishtinë kanë ndodhur dy grabitje pas orës 01:00, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Njëra ka ndodhur në rrugën Taulantia në Prishtinë rreth orës 01:07, transmeton Koha.net.

“Viktima, burrë shqiptar, ka njoftuar se derisa ishte në vendin e punës, ka ardhur një person i panjohur, i maskuar dhe i armatosur, ku nën kërcënimin e armës-revole i kishte grabitur para të gatshme në shumën prej 200 (dyqind) euro dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatë.

Nuk raportohet për të lënduar. Derisa rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Ky rasti është iniciuar me vendim të prokurorit.

Derisa grabitje tjetër e armatosur ka ndodhur rreth orës 01:53 në rrugën Faik Konica në Prishtinë.

“Viktima, burrë shqiptar, ka njoftuar se derisa ishte në vendin e punës, aty kishin shkuar dy persona të maskuar dhe të armatosur, njëri me armë të gjatë dyshohet të ketë qenë AK-47 dhe tjetri pistoletë, nën kërcënimin e armëve, viktimës ia kanë grabitur para të gatshme në shumën prej 270 (dyqindeshtatëdhjetë) euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thotë PK.

Deri as për këtë rast nuk raportohet për të lënduar.

Rastit i janë përgjigjur njësitë relevante policore.