Kapen tre persona pasi iu sekuestruan armë, njëri dërgohet në burgun e Dubravës Foto nga Policia e Kosovës

Kapen tre persona pasi iu sekuestruan armë, njëri dërgohet në burgun e Dubravës

01 February 2019 10:36

Hetuesit policor të stacionit të Drenasit, të mbështetur nga Njësiti për Reagim të Shpejtë që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, kanë realizuar një operacion bastisjeje, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar si dhe konfiskimin e tri armëve.

Operacioni i hetuesve policor, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit si dhe urdhëresës së Gjykatës përkatëse, është zhvilluar në katër lokacione të ndryshme, një shtëpi dhe tri lokale, ku gjatë bastisjeve policia ka arritur të sekuestrojë tri revole si dhe 16 fishekë.

Po ashtu lokalet e bastisura nga ana e policisë, ku është hasur në veprimtari të ndaluar (bixhoz) si dhe pas verifikimit të dokumentacionit nga ana e inspektorëve komunal të tria lokalet janë mbyllur.

Personat e arrestuar janë, Sh. B mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A. Gj mashkull, 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që janë iniciuar rastet, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar i armëve.

Ndërkaq, i arrestuari i tretë Sh. Gj mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës, pasi që i njëjti ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme