Kronikë

Në Ferizaj arrestohet për vjedhje një shtetas i Serbisë

Në Ferizaj është arrestuar dje një shtetas i Serbisë për disa vjedhje që kishte kryer më 24 janar, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Me datën 30.01.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë, i cili kishte kryer disa vjedhje në lokale të ndryshme”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.