Kronikë

Arrestohen tetë persona të dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës në Pejë, respektivisht Njësia e Hetimeve në bashkëpunim me njësitë tjera dhe në bashkëpunim me qytetarët e Pejës, gjatë një pune operativo - hetimore, ka arritur që të identifikojë dhe të arrestojë tri grupe të personave të dyshuar, që në bashkëpunim kanë kryer disa vjedhje në zonën e Vitomiricës dhe më gjerë.

Lajmi bëhet me dije në një njoftim për media të Policisë së Kosovës, ku thuhet se veprat penale janë kryer gjatë periudhave kohore të ndryshme në vitin 2018/2019.

Këto vepra penale, kryesisht janë vjedhje të rënda dhe vjedhje të ndodhura në shtëpi, dhe objekte banimi të qytetarëve të kësaj zone.

e dyshuar që janë arrestuar dhe proceduar tutje në këto raste janë E. S. ( i lindur 2000), M/K/B i arrestuar në dhjetor 2018, ndërsa në grupin e dytë janë arrestuar në janar 2019, e janë: B. Z. ( i lindur 1995), shqiptar, A. R. ( i lindur 1989), egjiptas, K. B. ( i lindur 1998), shqiptar dhe V. M. ( i lindur 1987), egjiptas.

Sipas policisë, nga ky grup janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi, gjësende që këta kishin arritur t’i përvetësojnë dhe disa edhe t’i tjetërsojnë-shesin tek personat e tretë.

Njësitet hetuese kanë arritur që në koordinim të plotë me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Pejë, t’i identifikojnë edhe personat e tretë që veç kishin tjetërsuar apo blerë disa nga këto gjëra.

Gjithashtu sot me datë 30.01.2019, është arrestuar grupi i tretë i të dyshuarve për rastet e cekura më lartë, grup i përbërë nga tre persona tjerë: V.Q. (i lindur 1993), egjiptas, një i mitur (i lindur 2003), egjiptas, S. T. (i lindur 1996), egjiptas. Tek këta persona janë gjetur dhe konfiskuar shumë dëshmi, gjësende të llojeve të ndryshme si TV (disa copë), vegla pune, makinë për larjen e automjeteve, lavatriqe, frigorifer dhe shumë e shumë sende tjera.

“Jemi në fazën intensive të hetimeve dhe hetimi nuk do ndalet që të zbardhim edhe veprat tjera që kanë ndodh më parë, Këto vepra penale të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, ishin në zonën e Vitomiricë së Pejës, dhe atë në shtëpitë dhe objektet e banimit, që zakonisht janë të pa banuara (apo pronarët e tyre janë jashtë shteti)”, thuhet në njoftim.