Kronikë

Arrestohen dy të dyshuara për përfshirje në prostitucion

Descriptive Text

Janë arrestuar dy të dyshuara për përfshirje në prostitucion, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Pas hetimeve të vazhdueshme dhe një pune operacionale taktike policore, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Prishtinë e Policisë së Kosovës me datën 29.01.2019, nën dyshimin për kryerje të veprimtarisë penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion-bashkëkryerje’, ka arrestuar dy të dyshuara femra shqiptare kosovare.

N. A. lindur me 1984 femër/shqiptare/kosovare

S. B. lindur me 2000 femër/shqiptare/kosovare

Me aktvendim të prokurorisë kompetente të dyshuarat janë ndaluar prej 48 orësh për procedura të mëtejme.